Site icon PORTALB

I jepet lamtumira e fundit babait të Mërgim Mavrajt (Foto)

I jepet lamtumira e fundit babait të Mërgim Mavrajt

I është dhënë lamtumira e fundit babait të Mërgim Mavrajt.

I ndjeri Mustafë Mavraj ndërroi jetë një ditë më parë në Gjermani, ndërsa në fshatin Saradan nga Komuna e Istogut është varrosur ai, transmeton Telegrafi.

Në varrimin e të ndjerit kanë marrë pjesë një numër i madh i xhematit ndërsa ndër ta ishte edhe Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit Armando Duka dhe trajneri italian Gianni De Biasi.

Ndërkohë në varrim natyrisht që ishte prezent edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj i cili u lirua nga klubi pas vdekjes së të atit.

Redaksia e Portalbit i shpreh ngushëllime Mërgimit dhe familjes Mavraj.

Exit mobile version