Thaçi:Lufta s’ka përfunduar mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Menduh Thaçi,  paralajmëron se Maqedonia do të shkatërrohet shumë shpejt nëse nuk i qaset seriozisht vendimmarrjes ndërmjet dy popujve, pasi që shqiptarët ende nuk janë vendimmarrës në institucionet shtetërore, mirëpo me vete e bartin vetëm simbolikën e figurantit.

Kreu i PDSH-së në Maqedoni gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka potencialin që të jetë gardian i shqiptarëve në rajon dhe tregon arsyet e vërteta të prishjes së raporteve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai flet me simpati për aktivitetet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, edhe pse pranon se nuk ka miqësi personale me Albin Kurtin. 
Kundërshtarin e tij politik, Ali Ahmetin, e quan mercenar, i cili, sipas tij, funksionon në emër të interesave maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button