Tre emigrantë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia londineze, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.
Personat e arrestuar janë Mirsad Brahimi, 28 vjeç; Bledar Doka, 32 vjeç dhe Brunilda Krasniqi, 35 vjeçe.
Mediat britanike raportuan sot se sasia e kokainës, llogaritet me një vlerë prej 2 milionë paund (rreth 2.5 milionë euro) në tregun e zi.
Droga e fortë, u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin ku udhëtonin shqiptarët.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet britanike, në banesat e shtetasve shqiptarë u gjet edhe një sasi e konsiderueshme parash./noa/