Site icon PORTALB

Aeroporti i Prishtinës mund të “paralizohet” (Video)

Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës

147 punëtorët e Kontrollit Ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka gjasa të bojkotojnë punën e tyre më 5 prill.

Shkak për këtë është mos marrja e pagave, për shkak të bllokimit të llogarisë së kësaj agjencie.

Siç raporton Klan Kosova, këta punëtorë nuk i kanë marrë akoma pagat e muajit mars. Shkak i mos marrjes se pagave është mungesa e fondeve.

Paratë e tyre thuhet të kenë shkuar për shpronësimet rreth terminali të ri, ndërsa borxhet iu kanë transferuar kontrollit ajror. /Telegrafi

 

Exit mobile version