Site icon PORTALB

Osmani shfajëson BDI-në: nuk kemi faj dhe përgjegjësi për krizën në Maqedoni

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka faj dhe përgjegjësi për krizën aktuale në Maqedoni që ka të bëjë me aferën e përgjimeve. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në intervistën e fundit në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

“BDI nuk ka përgjegjësi dhe faj për krizën aktuale dhe për këtë shkak edhe nuk kërkon amnesti nga askush”, ka theksuar Osmani duke shtuar se kongresi ishte punë e planifikuar para një viti.

“Kështu që bëhet fjal për kongres specifik ku mysafirët nga rajoni dhe Evropa e kaulifikuan si një ngjarje tepër të veçant të një partie politike në rajon dhe e përshëndetën vendimin e guximshëm të BDI-së. Vendimi për mbajtjen e kongresit ishte para krizës dhe ky kongres u mbajt në kulmin e krizës në një formë transparente ku çdo kush kishte të drejtën për të treguar mendimin e vet. Me këtë BDI dëshmoi se është parti transparente”,deklaroi mes tjerash, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Exit mobile version