Kuvend, vijojnë diskutimet për programin, qeveria “Rama” betohet sot në Presidencë

Debatet në Kuvend për programin e qeverisë “Rama” vijojnë sot në ditën e dytë, pas seancës maratonë të  një dite më parë, e cila zgjati deri pas orës 1:00 pas mesnate.

Ndërkaq, seanca e ditës së sotme pritet të mbyllet para orës 17:00, pas tërheqjes së deputetëve të maxhorancës nga diskutimi, me qëllim votimin e qeverisë së re dhe më pas betimin në Presidencë, që do të bëhet menjëherë pas votimit në Parlament.

Pas betimit në Presidencë, mësohet se PS ka organizuar një “miting” para selisë rozë për tu përshëndetur me të gjithë militantët, pas zyrtarizimit të qeverisë “Rama”.

Ndërkaq, gjet diskutimeve në Kuvend, deputet e opozites se re kane akuzuar shumicen per mungese programi, shifrash, faktesh e afatesh se kur do realizojne premtimet e bera ne fushate.

Nderkohe qe shumica ne Kuvend ka mbrojtur programin, si ai per te cilin kane nevoje shqiptaret, per nje jete me te mire e me te denje./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button