Site icon PORTALB

Plenumi i nxënësve në Prilep, kundër takimeve farse të MASH-it dhe Unionit

Protesta kunder matematikes nxenes shkollat e mesme

Protesta

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme në Prilep se nuk njeh Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, përfaqësuesit e së cilës u takuan dje me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Bisedimet e djeshme të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme i cili nuk na përfaqëson ne dhe nuk paraqet qëndrimet tona, janë farsë e thjeshtë dhe manipulim. Ne si Plenum mbetemi në kërkesat tona për kthimin e konceptit të vjetër dhe për ndryshimin e Ligjit të Testit Ekstern. Nuk do të lejojmë të eksperimentojnë me ne”, thanë përfaqësues të Plenumit.

 

Exit mobile version