Site icon PORTALB

“Puçi” dhe “bombat” e bënë Gruevskin të jetë me këmbë në tokë

Pas konferencës së shtypit të kryeministrit Nikolla Gruevski, që u mbajt më 31 janar të vitit 2015, kur edhe paralajmëroi aferën “Puçi”, i tërë fokusi i Qeverisë, por edhe i kreut të saj, u drejtua më shumë kah ndodhitë brenda- shtetërore.

Në llogari të kësaj, filloi të zbehet agjenda e politikës së jashtme. Udhëtimet e Gruevskit u rralluan ndërsa u zvogëluan edhe vizitat e shtetasve të huaj në vend.

Kryeministri i vendit prej 31 janarit deri më sot ka realizuar vetëm një takim edhe atë me kryeministri Aleksandar Buçiq dhe dy takime me funksionar të shteteve të huaja, Serbinë dhe Kroacisë, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryetari i partisë popullore evropiane, Zhozef Dol, mëson Meta.

Ja ku ka qenë Gruevski dhe kush ka ardhur për vizitë:

U paraqitën paralajmërime se Gruevski në Samitin e PPE do të ketë takim me kancelarin gjermane dhe shefen e partisë CDU, Angela Merkel, por ky takim nuk u mbajt.

Takimi mes Gruevskit dhe Dolit është takimi i fundit dypalësh i kryeministrit me ndonjë funksionarë të lartë të huaj. Në ndërkohë, VMRO DPMNE mbajti tre tubime popullore, ku fjalim kishte edhe kryeministri.

Një pjesë të këtyre takimeve që Gruevski i ka realizuar pas paralajmërimit të aferës “Puçi” lidhen me këtë problem, si për shembull, takimi i shkurtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryetarin e PPE, Zhozef Dol. Prej atje, kryeministri i vendit prej 31 janarit deri më tani sot ka realizuar vetëm një takim edhe atë me kryeministri Aleksandar Buçiq dhe dy takime me funksionar të shteteve të huaja, Serbinë dhe Kroacisë.

Afera “Puçi” dukshëm ka zbehur agjendën e politikës së jashtme ndërsa thuajse dy muaj të plotë të gjitha ngjarjet lidhen me ngjarjet e brendshme- politke.

Për dallim nga viti i kaluar, në periudhën e njëjtë gjegjësisht në muajt shkurt dhe mars, ai ka pasur më shumë vizita në vende të huaja, por edhe të shtetasve të huaj në Maqedoni edhe pse vitin e kaluar shkurti dhe marsi ishin të rezervuar me agjendë parazgjedhore të partisë në pushtet dhe kryeministri. Prej 1 marsit të vitit 2014, kryeministri thuajse çdo ditë prezantonte në hapjen e ndërtimeve të reja dhe të promovimit të projekteve.

Megjithatë, edhe në agjendë të këtillë parazgjedhore, ai ka pasur thuajse trefish më shumë vizita sesa këtë vit pasi doli afera “Puçi” dhe opozita filloi t’i publikoj “bombat”.

11 shkurt 2014  – Takimi Gruevski- Makino, zëvendës- ministri i punëve të jashtme të Japonisë në Shkup;

Exit mobile version