Site icon PORTALB

Saraçini: U tejkalua ngërçi ekonomik me Kosovën

Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini

Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini

Ministri i Ekonomislë, Valon Saraçini së bashku me nënkryetarin e Qeverisë të angazhuar për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski mbrëmë në mesnatë personalisht e kanë vizituar vendkalimin kufitar Bllacë që të binden se edhe praktikisht ka filluar të realizohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe shërbimeve mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Kosova e ka pezulluar embargon për produktet e Maqedonisë, ndërsa është tërhequr edhe taksa hyrëse për banorët e Kosovës, si dhe bllokada nga transportuesit e “Makamtrans”, të cilët gjashtë ditë kanë qëndruar në Jazhincë dhe Bllacë.

“Për kënaqësinë time të madhe edhe zyrtarisht mund të them se moskuptimet mes Kosovës dhe Maqedonisë janë tejkaluar. Kjo do të thotë se prej tani qarkullimi i mallrave, shërbimeve dhe lëvizjeve të njerëzve nga dy vendet do të zhvillohet pa pengesa. Siç kam thënë edhe në fillim, prioriteti im i lartë ishte gjetja e zgjidhjes dhe kapërcimi i gjendjes dhe kjo u arrit si rezultat i angazhimeve të dy qeverive”, deklaroi Saraçini pas vizitës.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kosova dhe Maqedonia janë partnerë të rëndësishëm dhe në interes të dy vendeve është që t’i përforcojnë raportet e tyre edhe në planin politik edhe në atë ekonomik

Exit mobile version