Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, posaçërisht përgjatë luginës së Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në pesë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në dy gradë dhe temperaturë të ditës deri në 13 gradë Celsius.
Në ditën e parë të uikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa nga e diela pasdite do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore. Temperatura do të lëvizë deri në 18 gradë Celsius.