Site icon PORTALB

Marshi i nxënësve: Protestat nuk do të ndalen derisa nuk plotësohen kërkesat tona (FOTO)

Stop reformave të këqia, protesta të nxënësve 01.04.15

Stop reformave të këqia, protesta të nxënësve 01.04.15

Me parullat “Ligjet nuk ndryshohen brenda natës”, “Reforma të sëmura, shtet i sëmurë”, “Nuk do të na maskoni në minj eksperimental”, “U prefsh në paqe arsim i mesëm”, u mbajt marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme.

“U ndalem këtu para ministrisë që ti shprehim edhe njëherë kërkesat tona për heqjen e testimit ektern sepse rezultate e tij ne nuk i pranojmë. Gjithashtu kërkojmë edhe matura shtetërore të mbahet sipas modelit të vjetër. Edhe përkundër presioneve të shumta që I kemi për të mos protestuar sot u mblodhën numër shumë i madh i nxënësve i cili do të ritet gjatë protestave në vijim, sepse protesta nuk do të ndalet derisa nuk plotësohen kërkesat”, deklaruan nga Plenumi para MASH-it.

Nxënësit para qeverisë nxorën kartonët e verdhë duke bërtitur ‘ky është paralajmërimi i fundit’.

“Gënjeshtër është që është arritur marrëveshje, neve askush nuk na ka ftuar në takim, askush prej përfaqësuesve tonë prej plenumit nuk kanë qenë të informuar, dhe për këtë arsye ne do të protestojmë derisa kërkesat tona të plotësohen”, deklaruan nga Plenumi i gjimnazistëve.

“Reformat po shkatërrojnë arsimin, dija jonë nuk mundet të vlerësohet me 30 pyetje, prandaj sa më shumë që mësojmë aq më pak dimë, falë reformave që po bëhen pa pyetur askënd, dhe pa logjikuar dhe me këtë po e shkatërrojnë arsimin. Nesër ndoshta ne do të jemi që do të udhëheqim me arsimin kurse nuk kemi asnjë model se si ta bëjmë këtë. Ne nuk jemi të korruptuar, ne nuk jemi analfabet, andaj çdo ditë do të protestojmë kështu derisa ta arrijmë qëllimin tonë”, deklaroi njëri nga protestuesit.

Marshit i janë bashkangjitur nxënës nga Kumanova dhe Velesi ndërsa përkrahje kanë edhe nga Plenumi i Studentëve.

Ditën e djeshme Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Unionin e gjimnazistëve ka arritur marrëveshje që  matematika të mos jetë pjesë e maturës shtetërore.

Por nga Plenumi i gjimnazistëve nuk pajtohen me këtë marrëveshje pasi ato kanë kërkuar kthimin e modelit të vjetër të maturës shtetërore dhe heqjen e testimit ekstern.

Exit mobile version