Site icon PORTALB

Yvon: Shpresoj që Maqedonia mos ta humb rekomandimin nga BE

Ambasadori britanik në Maqedoni, Christopher Yvon

Ambasadori britanik në Maqedoni, Christopher Yvon

Shpresoj që Maqedonia nuk do ta humbas rekomandimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Teorikisht mund të ndodhë të mos ketë rekomandim për ndonjë vend, por unë nuk di ndonjë rast të tillë me një shtet që kalon nëpër procesin e anëtarësimit. Pres raport të saktë, të drejtë dhe të balancuar nga Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë”, thotë ambasadori britanik në Maqedoni, Christopher Yvon, në intervistën e së dielës për Radio Evropa e Lirë.

Ai grupin e punës për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i komisionit ad-hok për ngjarjet e 24 dhjetorit, e sheh si shembull për përmirësimin e dialogut politik.

Yvon thotë se tani është momenti kyç që grupi punues t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e raportit.

“Mendoj se punët kyçe nga raporti i komisionit janë rekomandimet, ndërsa qëllimi që unë e shoh me zbatimin e raportit, është që të sigurohemi se ngjarjet të cilat i kemi parë më 24 dhjetor në ekranet tona televizive, nuk do të përsëriten dhe se ekziston përpjekje e liderëve politik nga të gjitha partitë që të bëjnë çdo gjë të mundshme që ta mësojnë mësimin e 24 dhjetorit. Mendoj se ky është qëllimi i vërtetë i raportit, e posaçërisht në pjesën e rekomandimeve. Mendoj se ajo që duhet pasur kujdes është që raporti të zbatohet. Me siguri, raportin e kanë të gjitha partitë politike në Maqedoni dhe se ai është në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe atje ku Britania e Madhe ka të drejtë për votë rreth diskutimeve në Bashkimin Evropian, do të jemi të kujdesshëm për përparimin e zbatimit të raportit”, tha ambasadori Yvon.

Exit mobile version