Në jug të Japonisë është lansuar treni superluksoz “Nanatsuboshi”.
Treni japonez me shtatë yje ka një sallë pritjeje me piano dhe bar, një restorant dhe 14 suita private të udhëtimit.
Dhomat e gjumit janë të pajisura me banjo private. Për dy persona një turne katërditor në ishullin e Kyushu në Japoni kushton deri 1.13 milionë Yen (10.500 franga).
Treni i ri fillon linjën nga tetori, ndërsa të gjitha vendet tashmë janë rezervuar deri në qershor të vitit 2014