Site icon PORTALB

Komuna e Gostivarit reagon ndaj emisionit ‘Fiks fare’, shikoni reagimin e Fiksit (VIDEO)

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta

Me datë 27 mars 2015 Komuna e Gostivarit ka dërguar reagim deri tek emisioni Fiks Fare që emitohet në Top Channel. Në reagim thuhet:

Ç’do njeri që në jetën e tij është aktiv e sidomos në politikë i ndodh që gjatë punës të bëje lëshime dhe lapsuse, ndërsa kjo më së shpeshti ndodh te personalitetet e jetës publike sidomos gjatë daljes në media. 

Për hirë të së vërtetës dhe të inkurajuar nga emisionet e juaja dedikuar kryetarit të komunës së Gostivarit, njëherit dhe nënkryetarit të BDI-së Nevzat bejta, po ua përshkruajmë në një formë të shkurtër aktivitetin publik dhe politik të kryetarit Bejta. 

Nevzat Bejta për njëzet vite ka qenë profesor në Gjimnazin e Gostivarit, nënkryetar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, më pas deputet …..

Fjalën 24 karat që e përdor kryetari Bejta ka dy domethënie esenciale të cilat mbështeten në të vërteta. E para ka të bëjë me atë se z.Bejta rrjedh nga një familje e pastër shqiptare nga rajoni i Rekës i cili është territor i lashtë Iliro-Shqiptar dhe e dyta ka të bëjë me punën e tij si pedagog dhe si person publik dhe politik që kryesisht bazohet në përkushtimin dhe punën që e bën në të mirë të qytetarëve të tij, e që buron nga vetë besimi i qytetarëve që ia japin kryetarit Bejta për shumë vite me radhë.

Duke vlerësuar lartë punën investiguese që bëni në të mirë të të gjithë shqiptarëve dhe duke ju inkurajuar që ajo asnjëher mos të ndalet, me keqardhje duhet të konsttaojmë se kësaj radhe ndjehemi të ofenduar që në llogarinë e kryetarit Bejta dhe institucionit komunë bëni krahasim me Sulltanin e madhërishëm dhe haremit të tij, e gjitha e bazuar në serialin filmik. Ju rikujtojmë se Nevzat Bejta në krye të komunës arriti nga vota e lirë dhe vullneti i qytetarëve të kësaj komune dhe ju rikujtojm që institucioni komunë është në shrëbim të qytetarëve dhe jo harem personal. 

Prandaj vlerësojm se kjo është fyerje dhe ofendim ndaj komunë së Gostivarit, kryetarit Nevzat Bejta, nëpunësve administrativ të kësaj komune dhe është një ofendim i madh ndaj qytetarëve shqiptarë të qytetit të Gostivarit. 

Po cila ka qenë përgjigja e Doktorit dhe Fiorit nga “Fiks Fare” shikoni videon në vazhdim. Nga minuta 04:30-07:40.

Exit mobile version