Site icon PORTALB

Flet babai që humbi tërë familjen (Video)

Dr. Muhamed Al Taufik Sattar

Dr. Muhamed Al Taufik Sattar

Njeriu që ka humbur tërë familjen nga zjarri në një shtëpi në qytetin Leicester të Anglisë foli sot për humbjen e tij.

Dr. Muhamed Al Taufik Sattar ndër të tjera tha: “Mua më mungon thellë gruaja ime e bukur dhe tre fëmijët e bukur.”

“Çfarë ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapa, por shpresoj se drejtësia të mbizotërojë dhe kjo mos të ndodhë kurrë ndonjë familjeje në Mbretërinë e Bashkuar.”
Ai shtoi se policia i kishte dhënë mbështetje të madhe. Ndërsa për mbështetjen nga populli vendas ai tha se pas humbjes së familjes i tërë komuniteti tanimë është familja e tij.

Hetimet në lidhje me rastin në fjalë ende po vazhdojnë dhe ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga organet kompetente në lidhje me rastin ku vdiqën nëna Shehnila Taufiq, vajza e saj Zejneb (19), dhe dy djemtë e saj Bilal (17) dhe Jamal (15). /mesazhi/

Exit mobile version