Ndeshja në Madrigall, tregoi gjithçka të bukur, gola, raste, emocione, spektakël, por nuk dha fitues.
Villareal që është rikthyer në elitë pas një viti në ligën e dytë spanjolle, luajti perfekt dhe ndoshta fajtor që rezultati në fund ishte 2:2, i pati portieri në top formë, Diego Lopez, që ndali shumë gjuajtje të lojtarëve vendas.
Cani e kaloi skuadrën e tij në epërsi, por nuk vonoi shumë kur lojtari më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale, debutoi me gol për ta barazuar rezultatin. Pas tij radhën për të shënuar e kishte Cristiano Ronaldo, që shënoi edhe në ndeshjet e tij të katërt në këtë stadium, mirëpo gëzimi i mbretërve zgjati vetëm 6 minuta kur ish anëtari i Barcelonës, Govani Dos Santos, e barazoi rezultatin në 2:2, që doli të jetë final.
Pas këtij barazimi Reali mbetet me -2 pikë nga lideri dhe kampioni aktual Barcelona, e cila e mundi Sevillan me rezultat 3:2, në një ndeshje shumë dramatike.