Site icon PORTALB

Sot kalon afati për marrëveshje bërthamore të Iranit

Sot kalon afati për marrëveshje bërthamore të Iranit

Negociatorët nga Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë nisur bisedimet në ditën e fundit kur skadon afati i vendosur nga vet palët për të arritur marrëveshje për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.

Nëse arrihet marrëveshje, Iranit do t’i lehtësohen sanksionet ekonomike, transmeton REL.

Negociatat janë intensifikuar derisa po afrohet afati i fundit për t’i dhënë fund mospajtimeve 12 vjeçare rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Sipas perëndimit, Irani tenton të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Irani thotë se aktivitetet e saj janë për qëllime paqësore.

Nëse arrihet marrëveshje fillestare sot, ajo duhet të finalizohet më së largu deri më 30 qershor.

Kryediplomatët nga SHBA-të, Kina, Britania, Gjermania dhe Franca janë takuar sot herët pa praninë e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili u kthye në Moskë nga Luzana e Zvicrës ku po mbahet këto bisedime.

Diplomatët më pas kanë nisur takimin me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif.

Exit mobile version