Site icon PORTALB

Vetëm barazim në derbi (Video)

Inter 1 - 1 Juventus

Inter 1 - 1 Juventus

Ka përfunduar derby d’Italia mes Interit dhe Juventusit me rezultat të barabartë 1-1, me ç’rast skuadrat u desh të ndahen të kënaqura me nga një pikë.

Në pjesën e parë të dy ekipet ishin të kujdesura duke mos lejuar shumë hapësira, ndërsa Juventusi me pasime ‘vrasëse’ mundohej të befasonte Interin për të përmbysur rezultatin. Vlen të ceket një krosim perfekt nga Pirlo i cili gjen të lirë Pogban, por Francezi godet lehtë.

Në pjesën e dytë edhe vendasit edhe mysafirët dëshironin të arkëtonin tre pikë dhe ishin në kërkim të golit, por rezultati pozitiv i takonte Interit, i cili në minutën e 73? shënon me Icardin pas asistimit të Alvarez.

Sidoqoftë, gëzimi i Nerazzurrëve zgjati 2? minuta, ngase Arturo Vidal barazon gjithçka pas asistimit të Quagliarella për rezultatin përfundimtar të derbit, Inter 1-1 Juventus.

Interi pozicionohet në vendin e parë me 7 pikë në total, kurse Juventus në vendin e dytë me po aq pikë.

Exit mobile version