Site icon PORTALB

Zyrtarët e BDI gjatë kongresit konfirmuan vërtetësinë e bisedave të publikuara nga Zaev

Kongresi tematik i BDI-së, Ahmet në foltore

Kongresi tematik i BDI-së, Ahmet në foltore

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë kongresit dy ditorë tematik kanë konfirmuar vërtetësinë e bisedave të publikuara nga opozita duke drejtuar gishtin kah partneri i tyre VMRO-DPMNE si për përgjimin ashtu edhe për përmbajtjen e bisedave. Më i ashpër ishte zëvendësministri i mbrojtjes Arben Llabënishti i cili tha se përgjimet dëshmuan korrupsionin dhe ndërhyrjen në gjyqësor, transmeton Alsat-M.

Ndërkaq deputeti, Zulf Adili në fjalimin e tij para delegatëve kërkoi që Maqedonia të ndërrojë konceptin dhe të bëhet shtet qytetarë, njëjtë si Republika e Kosovës.

Në kongresin e djeshëm pati kritika si për veprimin e Qeverisë në përgjithësi ashtu edhe për funksionarët e BDI-së në Qeveri.

Delegatët në kongres shpalosën edhe kërkesa të reja të cilat thanë se BDI duhet ti parashtrojë në Qeveri dhe Parlament, si miratimi i një ligji të ri për gjuhën shqipe dhe votimi me Badenter i Qeverisë dhe buxhetit të shtetit

Exit mobile version