Partia Liberal Demokrate kundërshton procesin e lustrimit të gazetarëve që sipas saj çon në heshtjen dhe diskreditimin e gazetarëve profesional. PLD konstaton se Komisioni për Lustrim është instrument regjimit të Nikolla Gruevskit në luftën kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga udhëheqja e qeverisë.
“Gazetarët e lustruar duhet të jenë krenarë nga vendimet e marra nga ky Komision partiak për shkak se ajo përfaqëson dëshmi për qasjen e tyre kritike dhe integritetin profesional. Në vend të kodoshëve dhe armiqve të shtetit, regjimi me sjellje të këtillë vetëm sa vërteton rolin e këtyre gazetarëve në shoqëri si luftëtarë të demokracisë dhe lirisë. Është e qartë si kristali se pas aferat e publikuara kriminale për Gruevskin dhe elitës së tij, ata mundohen me lustrimin ta kthejnë vëmendjen e qytetarëve nga pisllëqet e tyre”, thotë PLD në komunikatën e saj.