Site icon PORTALB

Kryeministri Rama: Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve

Edi Rama

Edi Rama

Fitorja e mrekullueshme e Shqipëria ndaj Armenisë me rezultatin 2-1 është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

“Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve!”, shkruan Kryeministri në rrjetin social, teksa nuk mungon edhe një urim special për italianin, tashmë të pajisur me pasaportë shqiptare, Gianni De Biasi. “Respekt e mirënjohje shtetasit më të ri shqiptar, Gianni De Biasi”.

Ndërkohë, Kryeministri Rama ka shkruar edhe në përfundim të pjesës së parë kur rezultati ishte në favorin e armenëve.

“Të shpresojmë që skuadra do të çlirojë energjitë e veta në pjesën e dytë dhe do të luajë futbollin luftarak që i ka hije”, shkruante Kryeministri. Dhe pjesa e dytë e ndeshjes ishte vërtetë e tillë, me lojtarë që dhanë maksimumin në fushën e lojës, duke kthyer gjithçka në favorin tonë./ TCH

Exit mobile version