Site icon PORTALB

Ja si u rrahën Plisat dhe Torcidat (Video)

Ja si u rrahën Plisat dhe Torcidat

Më në fund është publikuar dhe video e rrahjes ndërmjet dy tifo-grupeve të Kosovës, Torcida dhe Plisat.

Tifozët e Plisave të Prishtinës janë përplasur me mjete të forta me tifozët e Torçidës, grupim i ardhur nga Mitrovica. Drejtori i Policisë Neritan Nallbati në vendin e ngjarjes bën të ditur për Panorama Sport se “sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard”.

Sakaq ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dy grupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në dorë. Sheri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek “ 1 Maji” ku nën himnin e këngës “Xhamadani vija vija”, tifozët po tentonin të hynin në bulevard, transmeton zëri.

Për më shumë, shikojeni dhe videon e kësaj përleshjeje.

Kliko KËTU për ta parë videon.

Exit mobile version