Site icon PORTALB

Shkolla në Sllupçan: Ka rënë një shtresë e tavanit, nuk ka të lënduar

Shembet pllafoni në shkollën e Sllupçanit

Shembet pllafoni në shkollën e Sllupçanit

Në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, nuk ka rënë tavani por një shtresë e hollë suvaje. Drejtori i shkollës Nagib Avdija për Alsat-M, përgënjeshtron gazetën LAJM që raportoi edhe për të lënduar. Sipas tij, nuk ka nxënës të lënduar, ndërsa masat janë marrë menjëherë me urdhër të kreu të komunës. Ditën e hënë, klasa do të jetë në dispozicionin e nxënësve.

“Nxënës të lënduar nuk kemi ashtu sikurse u plasua nëpër portale. Ajo është më me rëndësi. Ajo që ra nga tavani nuk ra përnjëherë, por vetëm një pjesë. Pastaj nxënësit janë distancuar tek pjesa e tabelës dhe nuk kanë marrë lëndime. Kanë pas trishtim kuptohet, pasi që edhe unë po të isha do të frikohesha nga ajo që ka ndodhur. Menjëherë sot që nga ora 7 e mëngjesit, kemi këtu ekipin i cili po e restauron hapësirën.”, ka deklaruar Nagib Avdija, Drejtor i shkollës fillore “Faik Konica”, Sllupçan.

Exit mobile version