Autoritetet bullgare kanë konfirmuar se kanë gjetur virusin AHN1 me dozë të lartë patogjene në dy pelikanë të ngordhurnë pjesën verilindore të Ballkanit, afër vendit fqinjë Rumanisë, raporton Reuters.
“Mostrat u morën nga dy pelikanët e ngordhur të cilët ishin gjetur në mesin e 21 pelikanëve të tjerë, dhe kanë rezulutar pozitivë në analizat që laboratoristët kanë bërë”, ka lëshuar një deklaratë Agjensioni për Sigurinë e Ushqimit në Bullgari.
Agjensioni tha se ka vendosur masa sigurie në një rreze prej 3 km në vendin ku u gjetën dy pelikanët, ku përfshihet një fasht në të cilin ndodhej një farmë zogjësh. /Indeksonline/