Site icon PORTALB

Përdhunimi dhe vrasja e studentes në Indi, dënohen me vdekje autorët

Dënohen me vdekje

Dënohen me vdekje

Një gjykatë indiane ka dënuar katër të rinj me vdekje për përdhunim dhe vrasjen e një studenteje në kryeqytetin Delhi, një rast që çoi në protesta të dhunshme në të gjithë Indinë dhe ligje të reja kundër përdhunimit.

Mukesh Singh, Vinay Sharma, Akshay Thakur dhe Pawan Gupta u shpallen fajtor për të gjitha akuzat, më parë këtë javë. Gjykatësi Yogesh Khanna hodhi poshtë vetëdeklarimet për dënime të lehta. 23-vjeçarja u sulmua në një autobus në dhjetor dhe vdiq dy javë më vonë.

Të premten, gjyqtari Khanna tha se sulmi “tronditi ndërgjegjen kolektive” të Indisë dhe se “gjykatat nuk mund të mbyllin një sy” ndaj krimeve të tilla.

Njëri prej të dënuarve adoleshentë, Vinay Sharma, shpërtheu në lot teksa dënimi u njoftua. Më parë, protestuesit jashtë gjykatës kishin kërkuar që të katër adoleshentët të vareshin.

Exit mobile version