Site icon PORTALB

Gara rajonale në lëndën e Gjuhës Shqipe

Nxenes

Nxenes

Nesër (28.03.2015) me fillim në ora 10:00, në hapësirat e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”, në Tetovë, do të mbahen garat rajonale në lëndën e Gjuhës Shqipe.

Garat organizohen nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në bashkëpunim me komunën e Tetovës, ndërsa në to marrin pjesë nxënës nga komuna e Tetovës, Bërvenicës, Tearcës dhe Zhelinës, të cilët paraprakisht janë kualifikuar në garat shkollore.

Garat pas shumë vitesh ristartohen, ndërsa fituesit do të marrin pjesë në garat nacionale që do të mbahen në Shkup.

Exit mobile version