Kush në këtë vend është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore pyet organizata joqeveritare “Civil” duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) i cili u deklarua se nuk është kompetent për të diskutuar për parregullsitë zgjedhore.
Dhe, përderisa bombat politike të liderit të opozitës Zoran Zaev shkaktuan reaksione të fuqishme në publikun e vendit dhe atij ndërkombëtar, institucione kulmore dhe figura politike në botë reagojnë në informatat shokuese, ndërsa Civili u shpreh se bombat janë edhe një dëshmi e hidhur e raporteve – KShZ është jokompetent. Propozimet e kryetarit të KShZ-së, të cilin e zgjedh opozita – thjesht nuk kalojnë.Imponohet pyetja a është vendosur kontroll edhe mbi KShZ-në dhe me këtë, funksioni kryetar, edhe pse është nga opozita, shpeshherë është vetëm formal dhe s’mund të kontribuojë në përmirësimin e proceseve zgjedhore në vend. Kush në këtë vend është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore? Ky reagim i KShZ ndërlidhet me qëndrimin se parregullsitë të cilat i paraqiti Civili natën pas mbylljes së kutive votuese më 27 prill 2014, si dhe raporti i detajuar për parregullsitë, keqpërdorimet dhe shkelja e ligjit zgjedhor të Kodit Zgjedhor – thuhet në reagimin e OJQ-së “Civil ”
Civili vazhdon me përpjekjet për të dhënë kontribut drejt përmirësimit të proceseve zgjedhore sipas standardeve demokratike dhe në mbrojtje të së drejtës së votimit dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Raport nga vëzhgimi i gjendjeve me të drejtën e votimit dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë do të prezantohet në debatin e thirrur javën e ardhshme, më 31 mars.