Se po qëndron në Paris ju kemi treguar. Gjithashtu ju kemi thënë edhe për mënyrën se si Agnesa Vuthaj po argëtohet në këtë qytet duke bërë foto herë në tokë e herë e kapur në shtylla elektrike.
Por, kjo vizitë nuk është krejt e kot. Agnesa po mundohet që biznesin e saj ta shtrij edhe në Paris. Ajo po poston disa fotografi në të cilat shihet se si po i reklamon çantat e dorës të cilat kanë emrin e saj.
Gjithashtu ajo po jep edhe intervista me tituj që po e veçojnë si një grua biznesmene.
Por, a do të arrij të depërtoj mbetet të shihet. Edhe nëse e bën këtë, ajo do ketë përfitime të mëdha.