Site icon PORTALB

Rasti “Agjenti”, arrestohet avokati i akuzuar

Arrestim

Policia arrestoi avokatin Vllado Peshlikovski i cili kërkohej për kryerjen e dënimit me burg prej dy vitesh, pas aktgjykimit në rastin “Agjent”.

Gjykimi i rastit “Agjenti” zgjati dy muaj, ndërsa për gjashtë të akuzuarit dyshohej që përmes kontratave fiktive dhe kompanive fiktive kanë bërë larjen e parave.

Të pandehurit, përveç dënimit me burg, duhet të paguajnë dëmshpërblim në vlerë prej 950.000 eurove, mjete që sipas aktgjykimit janë fituar me shpërdorim të detyrës dhe pastrim të parave.

Në fillim të shkurtit, gjykata e apelit konfirmoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Exit mobile version