Site icon PORTALB

Tetë hapat e Gruevskit që çojnë në parcelën e Vodnos

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, ka publikuar biseda të reja të përgjuara, me të cilat, siç tha, po zbulohet fytyra e vërtetë e kryeministrit Nikola Gruevski.

Sipas Zaevit, Gruevski është marrë vesh për  blerje të parcelës në Vodno, ndërsa kjo është konfirmuar me bisedat më të reja ndërmjet tij dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.

Në bisedë, Gruevski, insiston toka të ridestinohet për ndërtim, sipas PPU-së , kjo të bëhet sa më shpejtë, sepse, siç dëgjohet në regjistrimet, veç më ka blerës.

Përndryshe, Zaevi, edhe para disa ditëve publikoi biseda të Gruevskit për të cilat pretendonte se tregojnë se si kryeministri të gjithë angazhimin e tij e dedikon për parcelën në Vodno që dëshiron ta blejë.

Exit mobile version