Në fshatin Haraçinë të Shkupit u hap sot në mënyrë solemne xhamia Miraxh. Hapjen e xhamisë e bëri kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Në ceremoni morën pjesë edhe kreu i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi dhe myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, ndërsa të pranishëm ishin edhe imamët e fshatit dhe shumë besimtarë.