Site icon PORTALB

Presidenti i Shqiperisë vizitoi Tuzin (FOTO)

Pas takimit në Cetinë dhe Podgoricë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi Tuzin(Malësin), me ç’rast zhvilloi takime me krerët e Komunës urbane të Tuzit dhe përfaqësuesve të partive shqiptare të opozitës si dhe bëri një vizitë edhe Shkollën Fillore në Tuz.

Para ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit, në pritje të Presidentit shqiptar, përpos përfaqësuesve të udhëheqësisë së Komunës dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare, ishin bashkuar dhe numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët uruan mirëseardhjen Presidentit.Presidenti Nishani jashtë protokollit ndali për të përshëndetur qytetarët, dhe në vazhdim eci këmbë deri aty ku ishte paraparë takimi.Takimi në ndërtesën e Komunës urbane u zhvillua në dyer të mbyllura për mediet.

Pas takimit në Komunë, presidenti vazhdoi vizitën e tij në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz,Presidenti u prit nga udhëheqësia e shkollës, trupi arsimorë, nxënës dhe prindër. Në fjalimin e tij Nishani porositi se duhet të ruajnë vlerat të cilat shqiptarët i mbajnë si të veçantë, gjuhën dhe identitetin. Ai luti prindërit dhe mësimdhënësit që të edukojnë fëmijët dhe nxënësit e tyre që të ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre, të ruajnë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën më të bukur në Evropë.

 

Exit mobile version