Nëse Maqedonia dëshiron të del nga kjo krizë aktuale, qeveria aktuale duhet të largohet dhe të japë hapësirë për një proces të tranzicionit, porositi ish Përfaqësuesi i Be-së në Shkup Ervan Fuere.
Sipas tij pushteti duhet të jetë i kujdesshëm dhe në kolumnën e tij të fundit thotë se afera e përgjimeve ka zbuluar kërcënimet dhe korrupcionin nga ana e kryeministrit, Nikolla Gruevskit dhe të VMRO-DPMNE-së.
Ai propozon Komision anketues për përgjimet, përfshirë edhe inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar.
Fuere ka porositur se rol kyç duhet të luajnë edhe organizatat qytetare, Akademia dhe mediet.
Maqedoni me muaj gjindet në krizë politike, skandali i përgjimeve ka shpalosur funksionimin e qeverisë Gruevski plotë 9 vite.