Site icon PORTALB

Besimi: BE-ja kërkon dialog konstruktiv dhe sundim të Ligjit

Fatmir Besimi

Fatmir Besimi

“Bashkimi Evropian me vëmendje dhe shqetësim përcjell zhvillimet e fundit në Maqedoni.  Ata janë të interesuar të ndihmojnë, ofron grupin e euro deputeteve të lehtësojnë dialogun politik, shpreh gatishmërinë të nisë edhe ekspertë për procesin gjyqësor, përfshirë dhe Prokurorinë, si dhe do të shqyrtojë mundësi tjera të ndihmojë (por, jo edhe t’i bëjnë punët tona)”, shkruan Fatmir Besimi në kolumnen e vikendit në gazetën “Koha“. Sipas tij, BE-­ja kërkon: përkushtim nga lidershipit ynë për dialog konstruktiv, institucione dhe proces kredibil komfor parimeve të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Kërkon përgjegjësi e llogaridhënie.

Them që duhet të kapërcejmë dilemën hamletiane: të jesh a të mos jesh! Vërtetë, çështja është tani! Me pak fjalë, gjatë dy ditëve sa qëndrova në Bruksel, pata takime shumë të ngjeshura dhe në funksion të tejkalimit të këtij ngërçi që atje pa hezitim e quajnë krizë të thellë politike: si rrjedhojë e shqetësimeve për tensionet në rritje, Bashkimi Evropian ka përcaktuar treshen e euro deputetëve të cilët do të lehtësojnë dialogun mes shumicës dhe opozitës maqedonase, me qëllim të vendosjes së dialogut dhe sundimit të ligjit. Për këtë do ketë edhe përgjigje pozitive për përfshirje edhe të ekspertëve evropianë, me qëllim të sigurojnë një proces kredibël dhe transparent, pa ndikime politike në prokurori dhe gjyqësor. Tani ne e kemi fjalën. Koha nuk pret!”, ka thënë Besimi.

Exit mobile version