Site icon PORTALB

Venizelos: Athina është për përcaktim gjeografik dhe “erga omnes”

Evangelos Venizelos, ministër grek i punëve të jashtme

Evangelos Venizelos, ministër grek i punëve të jashtme

Takimi i ardhshëm lidhur me çështjen e emrit me siguri do të mbahet në javën e fundit të shtatorit në New York, deklaroi ministri grek i punëve të jashtme, Evangelos Venizelos.

Zëvendëskryeministri grek e informoi Komisionin parlamentar për mbrojtjen kombëtare dhe politikë të jashtme për takimin e tij me ndërmjetësuesin Mathew Nimetz, me ç’rast përsëriti se procesi zgjat 18 vjet pasi hyri në fuqi Marrëveshja e përkohshme.

“Duke marrë parasysh se shumë intensivisht dhe personalisht mora pjesë në procesin i cili solli deri te përpilimi i Marrëveshjes së përkohshme, e di se sa është me rëndësi të ekzistojë kornizë referente, dhe e shpreh respektin e Greqisë për përpjekjet e sekretarit të përgjithshëm dhe Nimetzit”, tha Venizelos dhe shtoi se është me rëndësi që procesi i negociatave të vazhdojë.

Ai shprehi bindjen se “pozita greke, siç është formuluar, gëzon konsensus të gjerë kombëtar, dhe përsëriti që Athina është për emër të përbërë me përcaktim gjeografik, që ka të bëjë me termin gjeografik të emrit, e jo termin politik”. Venizelos edhe një herë tha se Greqia është vetëm për zgjidhje erga omnes.

“Mendoj se qartësia me të cilin u përgjigjëm dhe i treguam qëndrimet tona, si dhe analizat të cilat i zbatuam me Nimetz-in, do të ndihmojnë shumë në negociatat me Shkupin dhe më vonë në takimet tona për këtë çështje”, tha Venizelos. /Portalb

Exit mobile version