Site icon PORTALB

Rrëzohet muri mbyt strumicasen e re

Strumica

Strumica

Njëzetë e pesë vjeçarja Biljana B. nga fshati Prosenikovë dje humbi jetën në një rast fatkeqësie, njoftoi policia e Strumicës.

Rreth orës 12, në oborrin e shtëpisë është rrëzuar muri i një shtëpi të vjetër dhe e ka kapluar Biljanën e cila ka qenë duke qëndruar nën të. Mjekët kanë konstatuar se vajza ka vdekur menjëherë si pasojë e lëndimeve të brendshme. /Portalb

Exit mobile version