“Ambasadori i Serbisë” në Kosovë pëson sulm në zemër

Dejan Paviçeviqit, oficer ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, dje, gjatë një takimi, iu përkeqësua gjendja dhe menjëherë u dërgua në Qendrën e Urgjencës.

Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për sulm në zemër.

Këtë ia ka pohuar “Blicit” vetë Paviçeviq. Mjekët menjëherë e dërguan në repartin e kardiologjisë.

“Ndjehem më mirë, por larg asaj që të jem mirë. Dhembjet i kam ndier edhe para disa ditësh por mendova se nuk ishin gjë. I thash vetes se duhet të shkoj te mjeku veçse gjithmonë më dilte diçka më e ngutshme. Kështu sigurisht që erdhi edhe lodhja serioze”, thotë Paviçeviq dhe shton se një falënderim të madh ia ka borxh Qendrës së Urgjencës.

Edhe pse mjekët e kanë këshilluar të rrijë në spital, ai dje ka shkuar në shërim shtëpiak në përgjegjësinë e vet.

“Kam shumë obligime të kontraktuara e puna nuk mund të presë. Pasi t’i përfundoj të gjitha, do të kthehem në spital”, thotë Paviçeviq.

Oficeri serb i ndërlidhjes është lindur në vitin 1979 e para se ta merrte këtë detyrë, ka qenë shef i ekipit për biseda me Kosovën dhe e ka kryer edhe detyrën e drejtorit të Zyrës për punë profesionale dhe operative në procesin negopciues të Beogradit e Prishtinës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button