Mediat zvicerane sërish kapen me Xhakën

Rasti më i ri rreth futbollistit nga Kosova është thirrja e tij në rrjetet sociale, “Forca Shqipëri”.

Opinioni zviceran i është kthyer mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka dhe bindjeve të tij pro kombëtare.

Ndonëse sa kishin shënuar fitore në Oslo ndaj Norvegjisë, zviceranët menjëherë i janë kthyer prishtinasit, deri sa Zvicra ndeshjen e ardhshme e luan më 11 tetor në Tiranë kundër Shqipërisë.

Një mesazh në rrjetin social, Twitter, “Forza Shqipëri!” në Xhaka në profilin e tij.

Ata madje janë futur në imtësi si koha kur ai e ka dërguar mesazhin, mu pas ndeshjes Norvegji – Islandë dhe deri sa rezultatin ishte ende 1:1.

Media zviceranë në veçanti, portali Sport.ch, cek se Xhaka ka bërë së pari një “tweet” për Zvicrën e pastaj për Shqipërinë. Mesfushorit të njohur nga Bundesliga i është kujtuar edhe fakti që ka kënduar himnin shqiptar. Por, ata pyesin pse Xhaka nuk e këndon himnin e Zvicrës? “Sepse nuk mundem. Nuk e kam mësuar në mënyrë logjike si fëmijë, sepse prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”, tha futbollisti.

Xhaka nuk është kursyer as nga letra e hapur që i ka dërguar opinionit shqiptar, para ndeshjes së parë Zvicër – Shqipëri.

Krejt në fund sikur në ironi, përmendet fakti që nëse ky profil në internet nuk është i Granit Xhakës, ky medium i kërkon falje.

Lajme të ngjashme

Back to top button