Site icon PORTALB

Ziadin Sela zgjidhet kryetar i PDSH-së në kongresin e Lëvizjes për reforma (FOTO)

Në Tetove nën pranin e shumë pjesëmarrësve Lëvizja për reforma e Ziadin Selës mbajti kongresin e partisë.

Me 617 pro, 1 kundër, 7 përmbajtur delegatët në Kongresin e lëvizjes për reforma me vota të fshehta zgjodhi Ziadin Selën për kryetar të PDSH-së. Sela nuk pati kundërkandidat.

Që në fillim kongresin e përshëndeti kryetari i PPD dhe ai RDK – së, Vesel Memedi.

Veseli uroi punë të mbarë Kongresit dhe i premtoi lëvizjes së Selës bashkëpunim të plotë.

Kongresi zhvillohet nën emblemën e PDSH-së dhe nën idealet e Arbër Xhaferit.

Arben Taravari tha se PDSH është partia jonë e parë e themeluar nga Arbër Xhaferi dhe ajo nuk mund të bëhet pronë private. Ai tha se numërojnë mbi 22 mijë anëtarë dhe dita ditës rritet anëtarësia.

Kongresi aprovoi miratimin e statusit te ri te PDSH-së. Risi e statutit konsiderohet se është zgjidhja liderit të nominuar me mundësi rizgjidhje edhe për një mandat.

Exit mobile version