Prej kohësh qarkullonin thashethemet se Rihanna po shijonte një romancë me DiCaprion dhe se ajo i’a kishte prezantuar aktorin familjes së saj, por në fakt asgjë nuk ka qënë e vërtetë. E lodhur nga fjalët që qarkullonin për të, këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha këto në mënyrë kategorike. Sipas saj, asgjë që është shkruar për të nuk është e vërtetë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “DailyStar”, sipas së cilës këngëtarja 27 vjeçare është shprehur se gjithçka është një trillim i mediave rozë. E pyetur nga gazetarët se çfarë kërkon RiRi nga një mashkull, ajo tha se ai duhet të jetë dikush që respekton karrierën e saj dhe që pranon faktin që nuk ka shumë kohë për t’i ofruar.
Ndër të tjera ylli i muzikës tha: “Sa më shumë respektojmë veten tonë, aq më shumë do të na respektojnë edhe meshkujt”. Deklaratat RiRi i bëri gjatë promovimit të filmit të saj të animuar “Home”. Në fakt, përpos shumë zërave të ndryshëm për një lidhje, ajo çfarë e bënte të besueshme ishin edhe fotot e shkrepura nga paparacët, ku ata ishin bashkë.