Janë vendosur 25 shtylla për ndriçim publik në rrugën “Sedek Kostoski” dhe në rrugën kryesore Gostivar Debresh, në lagjen “Mllaki”, qëndron në kumtesën e Komunës së Gostivarit. Bëhet fjalë për drita të kualitetit të lartë dhe kursyese, respektivisht led dioda. Vendosja e shtyllave ndriçuese në këto dy rrugë është pjesë e projektit për Përmirësimin e ndriçimit publik në komunën e Gostivarit.
Zëvendësimi i llambave ekzistuese me llamba të reja (led diod?) do të vazhdoje edhe në pjesët tjera të qytetit duke filluar nga bulevardet kryesore, “Vëllezërit Gjinoski” dhe “Goce Dellçev”. Kohë më parë, u bë ndërrimi i llambadarëve në rrugën e Spitalit, në afërsi të Shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, qëndron më tej në kumtesë