Site icon PORTALB

Sela: Do formojmë parti të re politike

Ziadin Sela

Ziadin Sela

Ziadin sela thotë për Utrinski Vesnik se Menduh Thaci ndikimi i tij politik do të kanalizohet përmes një partie të re politike.

“Nëse e humbim rastin në gjyq me të cilin kërkojmë që Thaçi t’i kthejë vulat e PDSH-së tek anëtarësia e vërtetë, atëherë do të fillojmë kongres të ri ku do të vendosim që të themi edhe ndonjë fjalë në emër të PDSH-së, me çka pastaj do të formojmë parti politike tjetër ”, thotë Ziadin Sela, dy ditë para kongresit paralel që sipas tij, do të tregojë se 80 % të anëtarëve të PDSH-së i janë bashkuar Selës.

Kongresi do të mbahet me moton “Rruga e Arbenit”, duke aluduar se reformimi i PDSH-së i udhëhequr nga ai është rruga e vetme drejt qëllimit të Arben Xhaferit.

Ziadin Sela ka folur edhe për bisedimet e PDSH që të hyje në qeveri me VMRO-në, ku thotë kështu: “Thaçi nëse dëshiron të hyjë në qeveri, le të hyjë. Ky nuk objektivi im kryesor. Ne nuk duam që me çdo çmim të jemi pjesë e pushtetit. Por vetëm nëse pranohen kërkesat nga platforma jonë politike të cilët do ta zyrtarizojmë në kongresin fund javor” ka thënë Sela.

Exit mobile version