Site icon PORTALB

Marshi protestues i nxënësve bëhet sa më masiv! (VIDEO-FOTO)

Stop reformave të këqia, protesta të nxënësve 19.03.15

Stop reformave të këqia, protesta të nxënësve 19.03.15

Nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, u mblodhën para fontanës në Parkun e qytetit në Shkup për të protestuar kundër ndryshimeve në ligj me të cilat matematika është lëndë e detyrueshme në provimin e maturës.

“Stop reformave të këqia”, “Nuk jemi minj eksperimental”, “Na kapni për veshi dhe na futni në testim”, janë disa nga pankartat që mbajnë maturantët.

Ata dolën në rrugën “Ilindenska” ndërsa atyre u bashkangjiten edhe njerëz të tjerë. Marshi bëhet më masiv. “Duma zgjidhje”, “Mjaft heshtëm”, “Eja bashkëngjitu” bërtasin nxënësit. Ata u ndalën para Ministrisë së Arsimit.


Exit mobile version