Raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll për televizionin “Telma” ka deklaruar se Maqedonia mund t’a humb rekomandimin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian nëqoftëse nuk e zgjidh krizën politike.
Sipas tij në Bashkimin Evropian rritet skepticizmi për kapacitet demokratikë të Maqedonisë dhe është e mundshme që pas 6 viteve Maqedonia të humbë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Rreth asaj nuk duhet të kemi kurrfarë iluzioni. Ka shumë njerëz në BE të cilët dyshojnë se vallë Maqedonia është partner e cila në këto momente mund të bisedohet kur në atë shtet nuk funksionon Parlamenti, nëse nuk ka marrëveshje bazike për prioritet e shtetit”, thekson, Vajgëll.
Ai së bashku me deputetët Ricard Hovit dhe Eduard Kukan përmenden si lehtësues të dialogut politik në Maqedoni mes pushtetit dhe opozitës që me ndërmjetësimin e deputetëve evropian duhet të filloj deri në fund të muajit.