Site icon PORTALB

Egjipt, konfirmohet dënimi me vdekje për liderin e Vëllazërisë Myslimane

Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie

Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie

Një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar dënim me vdekje ndaj udhëheqësit te Vëllazërise Myslimane Mohammed Badie dhe 13 personave të tjerë, ka raportuar media shtetërore.

Badie udhëheqësi suprem i Levizjës më të madhe Islame në Bote dhe anëtarët e tjerë të Vëllazërisë u shpallën fajtor nga një gjykatë e grushtshtetit.

Vendimi ishte lëshuar me datën 11 prill, kur ishte vendosur zyrtarisht vendimin.

Gjykata ia kishte referuar çështjen Muftiut të Lartë të Egjiptit, autoriteti të korruptuar të institucionit fetar të vendit, si hapi i parë në ratifikimin e dënimev me vdekje.

Qeveria e Egjiptit deklaroi Vëllazërisë Myslimane si grup terrorist në 2013, pas marrjes së pushtetit me anë të një grusht shteti kundër presidentit të parë demokratik, Muhamed Murs, që ky i fundit vinte nga radhët e Vëllazërisë.

Që nga shpallja e grusht shtetit ushtarak, dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe po mbahen në burgjet e Egjiptit, ndërsa mbi 2000 persona ishin vrarë në protestat paqësore në Kajro. /MESAZHI/

Exit mobile version