Site icon PORTALB

Athina la pa gojë Nimetz, vizita në Shkup vetëm rutinë

Methju Nimitz

Methju Nimitz

“Maqedonia e Epërme”, njëra nga mundësitë  më të përfolura, nuk është konfirmuar nga ndërmjetësi Nimetz edhe në marshutën e tij të fundit në Athinë dhe Shkup. Kryenegociatori,  ka theksuar se nuk dëshiron ti bëjë publike propozimet për emrin.  Por sipas tij, ajo që publikohet rreth bisedimeve  për çështjen e emrit ndonjëherë është edhe e saktë. 

Nimetz, sipas vlerësimeve të analistëve  është  përqendruar në përafrimin e qëndrimeve në mes dy palëve. Sipas negociatorit  qëndrimet e palës greke  janë shumë të qarta për të, ndërsa në Shkup po merr ri konfirmimin e palës maqedonase për gatishmërinë e rritjes së bisedimeve në nivele më të larta dhe  gatishmërinë për gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje.

Opsionet e mundshme që të dyja palët të afrojnë qëndrimet e tyre në negociatat  për emrin, shpeshherë është konsideruar dhe konfirmuar edhe nga Qeveria e Maqedonisë, për vazhdimin e bisedimeve dhe njëkohësisht dhënien e garancisë  nga pala greke se nuk do të  bllokojë proceset euro integruese. 

Maqedonia e Epërme, është një emër, që sipas disa vlerësimeve  duhet të përdoret derisa zgjatin negociatat për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa me përfundimin e këtyre negociatave, qytetarët e Maqedonisë përmes referendumit duhet të deklarohen rreth dy çështjeve: se a janë për anëtarësim në BE dhe pranimin e emrit Republika e Epërme e Maqedonisë. 

Analisti Alajdin Demiri, vlerëson se pas vizitës që kryenegociatori Nimetz bëri në Athin, vizita e tij në Shkup është rutinë, e cila vizitë nuk sjellë asgjë të re. Alajadini thotë se propozimi i ri është refuzuar në Athinë dhe tani në Shkup nuk kanë substancë për çfarë  të bisedojnë.

“Fakti që ai nuk ka propozime të reja, fakti që ai nuk ka ide të reja tregonë  që  ky problem nuk do të ketë zgjidhje edhe një kohë të gjatë .Duhet të ndryshojë klima politike dhe ekonomike në këta dy shtete  që arrihet një zgjidhje sido që të jetë ajo”, thotë  Alajdin Demiri.

Albert Musli, mendon se pozita e Maqedonisë tani është me e disfavorshme, kur dihet se çështja e emrit është e lidhur drejtpërdrejtë  me proceset integruese. Fatkeqësisht thotë ai se edhe kësaj radhe tregohet mungesa e vullnetit politik nga pala greke por edhe mungesa e seriozitetit tek pala maqedonase.

Exit mobile version