Site icon PORTALB

Sulmohet faqja e internetit e ‘New York Times’

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Faqja e internetit të së përditshmes amerikane ‘New York Times’ nuk ka mundur të funksionojë për të dytën herë këtë muaj. Kompania e ka përshkruar këtë si një sulm të jashtëm dashakeqës. Sipas disa analistëve është bërë e ditur se provat lidhur me këtë çështje tregojnë se pas kësaj fshihet një grup mbështetës i presidentit sirian Bashar al-Assad. 

Megjithatë faqja e internetit e gazetës ‘New York Times’ ka nisur të funksionojë pjesërisht pas tre orësh. Gjatë ndërprerjes për shkak të sulmit të hakerave, New York Times vazhdoi t’i publikonte artikujt në faqen e saj në rrjetin social ‘Facebook’ mbi sulmet kimike në Siri.

Ekspertët thonë se ky grup i hakerave është i vendosur në Rusi që prej muajit qershor të këtij viti. Ndërkohë, grupi sulmues që veten e quan Armata elektronike e Sirisë, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe që po ashtu kishte në shënjestër edhe 
‘Twitterin’ sëbashku me Huffington Post. 

Exit mobile version