Komuna Qendër dhe iniciativa qytetare “E dua QTQ” filloi me një iniciativë të re për shpallje të referendumit për fatin e Qendrës Tregtare të Qytetit.
Kryetari I Komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe udhëheqësit e iniciativës, referendumin e shohin si mënyrë të vetme për të shpëtuar Qendrën Tregtare nga baroku.
Me këtë qytetarët vetë do të vendosin nëse duan që Qendra të mbajë fasadën e vjetër dhe pamjen e vjetër.