Site icon PORTALB

Ministri Abdilaqim Ademi takoi ministrin nga Shqipëria, Erion Veliaj

Ministri Abdilaqim Ademi takoi ministrin nga Shqipëria, Erion Veliaj

Ministri Abdilaqim Ademi takoi ministrin nga Shqipëria, Erion Veliaj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi sot ka realizuar takim me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë

Në këtë takim, dy ministrat biseduan për bashkëpunimin në sferën e arsimit, përkatësisht të arsimit profesional si dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat që janë në interes të përbashkët.

“Diskutam për tema të ndryshme që na tangojnë të dy vendeve në theks të veçantë arsimin profesional, si sektor që ka shumë rëndësi në krijimin e kuadrove me  shkathtësi të nevojshme për punësimin e tyre në sektorin privat. Bashkërisht konstatuam se duhet të thellohet bashkëpunimi në  sferën e arsimit sepse është e nevojshme shkëmbimi i përvojave të të dy vendeve dhe kjo është shumë me rëndësi për ne”, tha ministri Ademi pas takimit.

Edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj theksoi se me ministrin Ademi ka biseduar për arsimin profesional dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit. Ai tha se Republika e Shqipërisë ka bërë një kthim të madh sa i përket arsimit profesional dhe në këtë drejtim është i nevojshëm edhe bashkëpunimi me vendet e rajonit.

“Është një çështje që Shqipëria ka ecur shumë shpejt, krahasuar me fqinjët e saj, ka qenë çështja e pastrimit të teksteve nga pasaktësitë dhe kemi inkurajuar njëri tjetrin që kjo të vazhdojë edhe në Maqedoni” , tha ministri Veliaj.

Exit mobile version