Site icon PORTALB

Mehmeti: Ligji i letërnjoftimeve do ta pësojë fatin e Ligjit për “Branitellat”

Ermira Mehmeti

Ermira Mehmeti

Pas garancisë së dhënë nga Talat Xhaferi se nuk do të lejojë Bashkimi Demokratik për Integrim të miratohet Ligji i letërnjoftimeve edhe pse dje kaloi në lexim të parë në Parlament, ka komentuar edhe deputetja e kësaj partie, Ermira Mehmeti.

“Për të ashtuquajturit ‘branitella’, me entuziazëm përgatitëm mbi 15.500 amandamente dhe diskutuam pa ndalë me orë, ditë, javë e me muaj të tërë. Për pasojë, propozimi asnjëherë nuk arriti të bëhej ligj. Kemi kondicion, kemi kreativitet, kemi vendosmëri, por me e rëndësishmja, kemi argumentet, por edhe votat për të pamundësuar miratimin e Ligjit për letërnjoftime. Për sqarim, ky ligj votohet me parimin e Badinterit.” komenton në profilin e saj në Facebook, Ermira Mehmeti.

LEXO: PDSH akuzon BDI: fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

Exit mobile version